Diego Simeone me këto fjalë gëzon tifozët e Interit

14:52 | 08 May 2023

Simeone gëzon tifozët e Interit: Do të më pëlqente të isha trajner i tyre.

Diego Simeone është trajner i Atletico Madrid tani e 13 vite, ku ka drejtuar gjigantin spanjoll në 623 ndeshje zyrtare.

Shpesh është raportuar se ky është viti i fundit i argjentinasit në Wanda Metropolitano, por ai do të mbetet te Atletico së paku deri në fund të kontratës së tij e cila skadon në verën e vitit 2024.

Simone ka qenë në Itali dhe ka folur për Gazzetta dello Sport, ku ka thënë se trajnerët kanë një punë stresuese.

“Nuk e di sa gjatë do të jem trajner. Ndoshta edhe pesë vite të tjera. Sinqerisht kemi një punë shumë stresuese”.

“Por e mendoj se pak ditë pushime, më bëjnë që të rikthehem sërish në fushë. Kjo punë është si drogë për ne”.

Tutje Simone ka thënë se do t’i pëlqente që një ditë të jetë trajner i Interit ose Lazios, dy skuadra ku ka bërë argjentinasi karrierë sa ishte futbollist aktiv.

“Shpesh herë takoj tifozë të Interit dhe Lazios e më pyesin nëse do të jem trajner i tyre. Të them të drejtën, do të më pëlqente”.

“Kam edhe një vit kontratë me Atleticon e pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Simeone.

Komento: