Simeone infektohet me COVID-19.
Trajneri Atletico Madrid, Diego Simeone është testuar pozitiv nga COVID-19
Mesfushori i Lazios dhe Interit është izoluar pasi që ka dalë pozitiv me koronavirus të premten.
“Skuadra e parë dhe stafi kanë bërë testet të premten, pasi që janë kthyer nga kampi stërvitor në Los Angeles de san Rafael pasi që një anëtar i grupit ishte testuar pozitiv më parë”, thuhet në një deklaratë të klubit.
“Analizat e testeve të reja kanë treguar që trajneri jonë, Diego Pablo Simeone ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai nuk ka simptoma dhe është izoluar në shtëpi”.