Diego Simone po transferon super yllin

09:09 | 19 Tetor 2019

Simeone transferon super lojtarin te Atletico Madrid.

Atletico Madrid do t’i futet garës për të nënshkruar me lojtarin e Paris Saint Germain, Edinson Cavani.

Uruguaiani është në radarin e disa klubeve të Evropës, me kontratën e tij që mbaron në fund të këtij sezoni.

32 vjeçari nga qershori i vitit 2020 do të jetë lojtar i lirë, dhe kjo ka bërë që ai të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave përgjatë kontinentit evropian.

Skuadra si Manchester United, Inter, Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Por është tani L’Equipe që raporton se Atletico Madrid e Diego Simeones është futur seriozisht në garë, duke kërkuar transferimin e Cavanit në ‘Wanda Metropolitano’.

Komento: