Diell e në disa zona rrobeshe shiu, breshër e rrufe sot

07:55 | 23 Qershor 2026
diell-e-ne-disa-zona-rrobeshe-shiu,-bresher-e-rrufe-sot

Sot në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të paqëndrueshëm, me diell dhe zvhillime të shpeshta të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende priten mundësi për furtuna të fuqishme kalimtare.

Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta e në zonat me stuhi shiu e vranësira ulje më të theksuara, por ende mbetet nxehtë në zonat me diell.

Minimalja parashihet rreth 15 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 31 gradë Celsius.

Komento: