Diellza Kolgeci u përfol shumë së fundi në lidhje me shtatzëninë e saj, e që më vonë edhe ajo e pohoi.
Rreshjet e sotme të borës që nuk po ndalen i kanë kujtuar Diellza Kolgecit një fotografi të realizuar pikërisht në borë.
Ajo po pret të bëhet nënë për herë të parë, e Diellza Kolgeci duket se këtë vit nuk ka rrezikuar për të realizuar ndonjë fotosesion në dëborë.
Bukuroshja, ndërkaq, është mjaftuar duke publikuar një fotografi të realizuar në janar të vitit 2010, shkruan Gazeta Express.
Në këtë foto, Diellza shihet vetëm në një pallto dhe kapele të trashë, teksa pozon në borë.
Diellza ka konfirmuar në fund të vitit të kaluar se është në lidhje me basketbollistin Yll Rugova dhe se po pret një fëmijë me të, ndërsa gjininë e fëmijës vetëm ajo ende nuk e di.