Diferenca e madhe në moshë me burrin, flet për herë të parë Adelina Tahiri

14:52 | 21 Prill 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Adelina Tahiri tregoi se a e ka problem diferencën në moshë me bashkëshortin, Serjozha Markov.

Madje lidhur me këtë çështje ajo shumë herë është paragjykuar, por gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur dhe e dashuruar në lidhjen me Serjozhën.

Së fundi, një ndjekës e pyeti “Diferenca ne moshe ne cift sjell debate? Apo t’lejon te llastohesh me shume? Pozitive/Negative?”.

Këngëtarja tha se nuk e ndjen fare diferencën në moshë me bashkëshortin, madje e sheh si gjë pozitive, ngase vlerëson se njv burrë më i pjekur në moshë e vlerëson një femër më shumë.

Te jem e sinqert une aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi! Ndjehesh me e Respektuar, vleresuar! Sepse nje burr me nje mosh te pjekur kur dashurohet din ta vlersoj femren dhe ta trajtoj me ndryshe! Ne kte jam e bindur! Un ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurr! Kte fat do ja d eshiroja cdo femreje! Ne jemi 7 vite te plota bashk per 8 dhe cdo dite duhemi sikur diten e pare! Po une besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij! Dhe vetebesimin qe e kemi te dyt!”, ishte përgjigja e saj.

Komento: