Digjen dy zyra si pasojë e zjarrit në Komunën e Zubin Potokut, s’dihet arsyeja

10:49 | 25 September 2021

Kossev: Dy zyra u dogjën si pasojë e zjarrit në Komunën e Zubin Potokut, s’dihet arsyeja.

Sot në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut, dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan Kossev, transmeton Express.

Kossev ka publikuar edhe disa pamje të marra nga “Zubin Potok INFO”, teksa shihet tym në derën e përparme të ndërtesës.

Ndërkohë se ka pasur zjarr për Kossev e ka konfirmuar edhe komandanti i zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozhoviq.

Ai ka treguar se zjarri ka përfshirë dy zyra në ndërtesën e komunës , dhe në kohën e zjarrit s’ka pasur asnjë person brenda.
Siç shkruan Kossev, zjarri është shuar rreth orës dy e gjysmë të mëngjesit.

Bozhoviq ka thënë se nuk mund të konfirmojë se cili mund të jetë shkaku i zjarrit, duke potencuar se një gjë e tillë do të përcaktohet nga personat kompetent.

Komento: