Digjen tërësisht tri vetura në Emshir, 30 banorë marrin ndihmë mjekësore

11:50 | 26 Qershor 2024
digjen-teresisht-tri-vetura-ne-emshir,-30-banore-marrin-ndihme-mjekesore

Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura në garazhën e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera.

Si pasojë lëndime kanë marrë 30 persona, të përfshirë të moshuar, gra shtatëzëna si dhe fëmijë.

Kjo u konfirmua për Front Online nga komandanti i Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.

Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.

Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët.

“Nga djeg’ja e këtyre veturave kompleksi i objekteve LESNA kryesisht hymja nr. 2 ishte përfshirë në tymë dhe si pasojë kishte edhe panik tek qytetarët, mirpo me iniciativen tonë dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arritë me i qetësu ata dhe bazuar në prioritete afërsisht 30 prej tyre kryesisht të moshuar, gra shtatëzëna, persona me probleme shëndetësore dhe femijë i kemi evaku’uar nga ndërtesa dhe ofruar tek Urgjenca Mjekësore” tha Gashi për Front Online.

Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr.

Komento: