Fabrika e mishit “Apetit” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm
Për të ndalur zjarrin që ka përfshirë fabrikën e cila gjendet në Milloshevë të Obiliqit, ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Zjarri thuhet të jetë aktivizuar rreth orës 05:00.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse si shkak i zjarrit ka të lënduar, por që dëmet duket të jenë mjaftë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe njësitë policore.