Një banesë është kapluar nga zjarri mëngjesin e ditës së sotme.
T7 raporton nga vendi i ngjarjes se sipas dëshmitarëve zjarri në Ulpianë është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, derisa raportohet se një mashkull ka pësuar lëndime të rënda, shkruan Gazeta Express.
Zjarri ka nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa, tashmë në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.
Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje.