Digjet një veturë me targa zvicerane në Prizren

23:03 | 20 Mars 2024
digjet-nje-veture-me-targa-zvicerane-ne-prizren

Një veturë me targa zvicerane është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit ku edhe e kanë shuar zjarrin, por se automjeti është djegur tërësisht.

Viktima ka deklaruar së dëmi ka vlerën rreth 43000 franga zvicerane.

Njoftimi i plotë:

Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se fshatin Grazhdanik, Prizren përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij  Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine  në  Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe  zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin si pasoj e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti   “Incident zjarri”.

Komento: