Digjet një veturë në Fushë Kosovë, dëmtohet edhe një tjetër që ishte afër saj

08:48 | 23 Janar 2024
digjet-nje-veture-ne-fushe-kosove,-demtohet-edhe-nje-tjeter-qe-ishte-afer-saj

Një veturë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër e parkuar pronë e një mashkulli kosovar.

Njoftimi i plotë:

ZJARRVËNIE

Fushë Kosovë 22.01.2024-00:03. Raportohet se në rrethana të pa njohur është përfshi nga zjarri vetura e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër e parkuar pronë e një mashkulli kosovar. Rasti është duke u hetuar./Front Online

Komento: