Digjet një veturë në Mitrovicë, rasti po hetohet

10:31 | 14 Shtator 2023
digjet-nje-veture-ne-mitrovice,-rasti-po-hetohet

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:50 në fshatin Vinarc, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, më autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur procedurat e ekzaminimit.

“Mbrëmë rreth orës 23:50, është raportuar se në fshatin Vinarc të Mitrovicës, një veturë është kapluar nga zjarri. Me autorizim të prokurorit, hetuesit policorë kanë nisur procedurat e ekzaminit”, ka thënë Zahiti.

Komento: