Një veturë digjet tërësisht në parkingun e Aeroportit të Prishtinës.
Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Përveç dëmeve materiale, për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njëra veturë (Mercedes) është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) është dëmtuar pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.