Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detaje për rastin

18:25 | 14 Korrik 2021

Asnjë person nuk është lënduar nga djegia e një veture në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se asnjë person nuk është lënduar në këtë incident dhe se zjarrfikësit e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.

Më tutje ai konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.

“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.

Komento: