Digjet një veturë në Ranillug, Policia jep detaje

20:07 | 27 Dhjetor 2023

 Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve.  Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani për Front Online.

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, shtoi ai./Front Online

Komento: