Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël – Prishtinë, gjatë pasdites së sotme, ku ka shkaktuar telashe të mëdha në lëvizjen e veturave të tjera.
Rastin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ku tha se si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit të rrugës.
Ai tutje tha se të lënduar nuk ka dhe se Policia po merret me rrethanat e rastit.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi./Gazeta10