Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

18:33 | 28 Shkurt 2024
digjet-nje-veture-ne-rrugen-“muharrem-fejza”-ne-prishtine

Një veturë është djegur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar se  në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Ahmeti. /Front Online/

Komento: