Digjet një veturë në Sllatinë, policia jep detajet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Digjet një veturë në Sllatinë, policia jep detajet

00:02 | 19 Tetor 2021

Një veture është djegur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe se nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Komento: