Digjet stalla me ushqim bagëtish në Rahovec

09:26 | 20 Tetor 2025
Digjet stalla me ushqim bagëtish në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një stallë e mbushur me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, të dielën.

Si pasojë, është djegur ushqimi për bagëti dhe një motokultivator.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim bagëtishë ku është djegur ushqimi për bagëti si dhe një motokultivator. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Lidhur me rastin është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: