Para pak çastesh një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinëp-Pejë, me saktësisht në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Në një video të siguruar nga një lexues i portali, shihet vetura duke u djegur në këtë motë me shi.
Në vend të ngjarjes ende nuk ka arritur policia dhe nuk duhet arsyeja që ka ndikuar në përfshirjen e veturës nga zjarri.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /ORAinfo/