Digjet Xhamia

20:57 | 15 November 2020

Digjet xhamia historike në Turqi.

Xhamia historike, Vanikoy në Stamboll është përfshirë sot nga flakët. Ajo ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.

Siaps mediave turke zjarrfikësit janë munduar ta parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyll prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj.

Bëhet e ditur se vetë xhamia ka marrë dëmtime të rënda pasi vetë struktura e saj është prej druri.

Deri tani shkaku është ende i pa ditur.

Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi. Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte bërë kryesisht nga druri.

Komento: