Digo Jota në pikëpyetje, Firmino jashtë për finalen e Carabao Cup

17:02 | 25 Shkurt 2022

Digo Jota në pikëpyetje

Liverpooli do të jetë pa Roberto Firminon në finalen kundër Chelseat, kurse në dyshime është edhe Diogo Jota.

Ndihmës trajneri i Liverpool, Pep Lijnders, ka konfirmuar se sulmuesi Roberto Firmino do të humbasë finalen e Carabao Cup kundër Chelseat, të dielën, për shkak të lëndimit.

Braziliani ka munguar në dy ndeshjet e fundit, për shkak të një lëndimi dhe nuk është rikuperuar në kohë për fundjavë, transmeton lajmi.net.

Diogo Jota nuk është përjashtuar ende, por Lijnders tha se “do të jetë një sfidë” për sulmuesin portugez që të rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës.

Ndeshja në mes Chelseat dhe Liverpoolit zhvillohet të dielën në orën 17:30.

Komento: