Dikur e quajti AAK-në parti e haraçit, sot Dardan Molliqaj fotografohet me Daut Haradinajn

19:59 | 19 August 2019

AAK dhe PSD sot kanë nënshkruar koalcion parazgjedhor.

Dy ndër fytyrat më të njohura të politikës nga qyteti i Deqanit janë bërë bashkë për një “foto rasti”.

Dardan Molliqaj dhe Daut Haradinaj, përkundër se në të kaluarën kanë pasur shumë mospajtime mes vete, sot pas lidhjes së koalicionit AAK’së dhe PSD’së kanë dalur në një foto së bashku.

Dardan Molliqaj ishte një kohë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe prej aty kishte hedhur akuza të shumta ndaj partisë AAK që udhëhiqet nga vëllau i Dautit, Ramush Haradinaj. Ai i kishte quajtur ata parti e “haraçit”.

“Është subjekti politik i cili që të paktën në tri komunat që qeverisë në Dukagjin i qet çdo ditë, çdo biznesi dhe çdo qytetari haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajde”, kishte thënë Molliqaj në kohën sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar.

Ishte deputeti i AAK’së ai që postoi një foto të përbashkët në rrjetin social Facebook me mbishkrimin “foto rasti”.

Komento: