Dikur ishte dështaku më i madh e sot po merr fjalë të mëdha nga trajneri i tij.
Timeoue Bakayoko ka bërë një kthesë shumë të madhe në formën e tij aktuale.
Bakayoko u transferua në formë huazimi nga Chelsea tek Milan, ku fillimisht nuk tregoi paraqitje të mira, duke bërë që nga shkallët e “San Siro” të dëgjoheshin vërshëllima që i drejtoheshin atij.
Lojtari pati deklaruar se do të bëjë gjithçka që vërshëllimat të kthehen në duartrokitje, dhe këtë e ka bërë me shumë sukses.
Por, përveç nga tifozët, duket se dashuri të madhe lojtari po gëzon edhe nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili ka thënë se do ta transferojnë lojtarin nëse kanë mundësi.
“Momentalisht nuk mund të luajmë pa të. Ai duhet të mbetet tek Milan” ka thënë Gattuso,
Edhe Bakayoko sikur Gattuso ka bërë të ditur se dëshiron qëndrimin tek “rosonerët”.