Dikur kishte vlerë 100 milionësh dhe kërkohej nga Milan, sot është dështak – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dikur kishte vlerë 100 milionësh dhe kërkohej nga Milan, sot është dështak

14:50 | 28 Janar 2019

Dy vjet më parë, Andrea Belotti ishte një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, por tani ai nuk po shënon gola dhe nuk mund të hyjë në skuadrën e Italisë përcjell ORAinfo.

Çfarë ka ndodhur me sulmuesin e Torinos, i cili kishte vlerë 100 milionë euro (87 milionë funte / 114 milionë dollarë) dhe kërkohej nga Milan dhe refuzoi Manchester United kohë më parë.

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe sulmuesi italian mund të përfundojë te West Ham./ORAinfo/

Komento: