Dilemë e madhe për Valverden, Sevilla apo Valencia? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dilemë e madhe për Valverden, Sevilla apo Valencia?

19:46 | 28 Janar 2019

Duket se është një dilemë e madhe për Ernesto Valverden.

Barcelona ka pësuar një humbje me rezultatin 2:0, në ndeshjen e parë të fazës 1/16 në “Copa del Rey” kundër Sevilla.

Ndeshjen e dytë kundër skuadrës nga Andaluzia, Barcelona do ta luaj në “Camp Nou”, ditën e mërkure.

Trajneri është në dilemë nëse duhet të vendos për një skuadër të fortë kundër Sevillas, që të synoj përmbysjen, ose të ruaj lojtarët për ndeshjen kundër Valencias, në La Liga.

Ndeshjen kundër Valencias, Barca e luan gjatë ditës së diele. Në La Liga, katalanët janë me pesë pikë para vendit të dytë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e trajnerit në këtë dilemë të madhe.

Komento: