Dimali i mllefosur, i pengon fjalimi i Edi Ramës, niset të shkruaj një postim por i bie pishman

15:38 | 20 Dhjetor 2024
dimali-i-mllefosur,-i-pengon-fjalimi-i-edi-rames,-niset-te-shkruaj-nje-postim-por-i-bie-pishman

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duket se nuk u ka pëlqyer deputetëve të pushtetit.

Nacionale ka kapur një moment interesant nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalimit të Ramës, deputeti Basha, përgatiti një status në rrjete sociale.

Aty aludonte se fjalimin e Edi Ramës e ka shkruar Baton Haxhiu.

“Fjalimi: Edi Rama. Tekstshkrues: Baton Haxhiu”,shkruante Basha në këtë postim të kapur nga kamera e Nacionales.

Megjithatë, Basha ende nuk e ka publikuar postimin në rrjete sociale.

Mbetet të shihet nëse do ta publikojë, apo është penduar.

Komento: