Dimëri zyrtarisht të shtunën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dimëri zyrtarisht të shtunën

14:16 | 18 Dhjetor 2019

Të shtunë zyrtarisht dimër.

Stina e dimrit sivjet arrin të shunën, më 21 dhjetor, në orën 5 e 19 minuta (sipas kohës sonë).

Të dielën është dita e 355-të e vitit 2019. Deri në fund të vitit janë edhe dhjetë ditë (pa e llogaritur edhe ditën e hyrjes së dimrit).

Dimri do të zgjasë 89 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2020, në orën 17 e 15 minuta, kur fillon stina e pranverës, shkruan Reporteri.

Në momentin e arritjes së dimrit, sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik.

Ne, ndërkaq presim mëngjesin. Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata.

Komento: