Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen nga një stuhi e madhe e borës.
Janë më shumë se 200 milionë persona të përfshira nga veriu deri në Miduest dhe bregun lindor të vendit.
Më shumë se 1 200 fluturime janë anuluar sipas faqes në interent që i dedikohet udhëtimeve me avion “FlightAëare”.
Pas qyteteve si Çikago dhe Detroit, dëbora ka mbërritur edhe në Uashington dhe pritet që në orët në vijim të prekë edhe Nju-Jorkun, duke rrezikuar që të shkaktojë kaos në orët e pikut.
Në Nju Xhersi, guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Filadelfia shkollat janë mbyllur. Ekziston rreziku që me temperaturat e ulëta dëbora të shndërrohet në akull duke i bërë të rrezikshme zhvendosjet.