Dinakëria e rusëve, mashtruan duke sulmuar më pak , pastaj i drejtohen jugut të Ukrainës

14:10 | 05 March 2022

Dinakëria e rusëve, 24 orët e fundit sulmuan më pak pasi i janë drejtuar jugut të Ukrainës

Shkalla e sulmeve ajrore dhe tokësore nga Rusia në Ukrainë ka qenë më e ulët se ditëve të tjera në 24 orëve e fundit.

Intelegjenca britanike beson që forcat ruse janë duke avancuar në jug të vendit, ku po pritet që të kryejnë sulme të reja atje.

Reuters raporton se ka mundësi që katër qytete ukrainase të jenë të rrethuara nga forcat ruse.

“Ukraina vazhdon të mbajë qytetet kyçe të Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol. Ka pasur raporte për luftime në rrugë në Sumy. Ka shumë të ngjarë që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse”, thuhet në njoftimin e intelegjencës britanike.

Tutje, bëhet e ditur se forcat ruse po përparojnë në qytetin jugor me port, Mykolaiv dhe ekziston një mundësi reale që ato po përpiqen të anashkalojnë qytetin për t’i dhënë përparësi përparimit të tyre drejt Odesës.

Deri më tani, Rusia raportohet të ketë vrarë rreth dy mijë civilë ukrainas, ku në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Sot ka nisur dita e dhjetë e luftimeve, në një konflikt të cilin Rusia besoi që do ta përfundonte shumë më shpejtë me pushtimin e Ukrainës, e cila po tregon rezistencë të fuqishme.

Komento: