Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Osmani me ambasadorin Hovenier thuhet të ketë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e në rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij.
Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit.