Dioçeza Ortodokse Rashkë-Prizren del me thirrje për Kurtin lidhur me çështjen e targave

15:24 | 28 October 2022

Çështja e targave, Dioçeza Ortodokse Rashkë-Prizren del me thirrje për Kurtin.

Dioçeza e Ortodokse Rashkë- Prizren përmes një komunikate për media ka këkruar nga Qeveria e Republikës së Kosoës që të pranojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për të shtyrë vendimin për targat edhe për 10 muaj, shkruan Gazeta Express.

Ipeshkvi i kësaj dioçeze, Teodosije ka thënë se duhet shmangur çfarëdo lloj konfrontimi dhe që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit brenda 10 muajve të ardhshëm.,

“Si ipeshkëv i Rashkës-Prizrenit (Kisha Ortodokse Serbe), shfrytëzoj rastin që së bashku me klerin tim t’u bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të pranojnë propozimin unanim të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të Quintit dhe këshillën e SHBA-së. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Escobar të shmangë çdo lloj konfrontimi për targat dhe që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet palëve kompetente me mbështetjen ndërkombëtare brenda 10 muajve të ardhshëm, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme në Bruksel apo modele të tjera për të cilat është rënë dakord në dialog”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu iu është bërë thirrje edhe qytetarëve në veri të Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë në në mënyrë dinjitoze dhe “siç e do krishterimi”.

Komento: