Diplomacia kosovare planifikon 22 ekskursione, ja cilat shtete do t’i vizitojnë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Diplomacia kosovare planifikon 22 ekskursione, ja cilat shtete do t’i vizitojnë

09:23 | 01 Shkurt 2019

Në 27 shtete janë planifikuar të realizohen vizita gjatë këtij viti, nga një grup i ngushtë i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Edhe një “konsulent i jashtëm” është pjesë e këtij grupi.

Është ministri Behgjet Pacolli ai që e ka marrë vendimin për këtë. Pjesë të grupit i ka bërë pesë zyrtarë.

Mbështetur në vendim, grupi “ka për qëllim që të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punëve dhe realizimin e detyrave nga anëtarët e shërbimit të jashtëm”, që shërbejnë në misionet që Kosova i ka nëpër botë, shkruan sot Koha Ditore.

Në MPJ kanë konfirmuar se ky është një grup ad hoc dhe kanë theksuar se ai ka për qëllim rekomandimin e politikave adekuate për funksionimin sa më të mirë të misioneve diplomatike dhe konsullore dhe Shërbimit të Jashtëm. Sipas një përgjigjeje të shkruar, funksioni i tij është rekomandues.

Komento: