Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin, Radoniqi flet për angazhim intensiv për shpalljen e rezultateve përfundimtare

18:56 | 29 Janar 2026
diplomatet-gjermane-e-pergezojne-kqz’ne-per-organizimin,-radoniqi-flet-per-angazhim-intensiv-per-shpalljen-e-rezultateve-perfundimtare

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti sot në një takim zyrtar Zëvendës Shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, si dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

KQZ njofton se “në hapje të takimit, Radoniqi informoi mysafirët për angazhimin intensiv të KQZ-së në përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe përgatitjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Nga ana e tij, z. Conrad vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e përgëzuar për organizimin dhe menaxhimin profesional të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas KQZ, në fund të takimit, Radoniqi dhe përfaqësuesit e shtetit gjerman, u dakorduan për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.

Komento: