Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi, ka thënë se Serbia ta marr veriun deri në Ibër, Kosova të gjithë Luginën e Preshevës.
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe dhe eksperti i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin, Ivor Roberts, ka thënë se në një marrëveshje eventuale për shkëmbim të territoreve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Serbia duhet të marr veriun deri tek lumi Ibër, ndërsa Kosova duhet të marr Luginën e Preshevës.
Ai gjithashtu besoj se shkëmbimi i territoreve është i pranueshëm për të gjithë Ballkanin.
“Unë kam thënë se ky opsion është i mbështetur nga dy presidentët, ai i Serbisë dhe Kosovës, dhe nuk mundej që askush nga komuniteti ndërkombëtar është në pozicion të qëndrojë në mes të rrugës për të penguar arritjen e një marrëveshje. Nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje, askush nuk duhet të parandalojë atë, dhe gjithashtu kam thënë se ky është edhe qëndrimi i prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Roberts në një intervistë për javoren ‘Express’.
Ai gjithashtu ka folur edhe për një “Kongres të ri në Berlin” ku do të mund të adresoheshin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan.
“Nuk është një zgjidhje ideale, por gjërat asnjëherë s’mund të jenë perfektë. Ndonjëherë një zgjidhje jo perfektë mund të jetë më e mirë se sa të mos ketë marrëveshje fare”, ka thënë ai, duke shtuar se çmimi që Serbia duhet të paguajë është njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ish-ambasadori birtanik ka shërbyer në ish-Jugosllavi përgjatë viteve 1994-1997, dhe kishte marrë pjesë në negociatat për ndalimin e luftës në Bosnje. Ai shprehet tejet e zhgënjyer që edhe pas 25 vjetësh pas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja vazhdon të mbetet një vend problematik, i pa qëndrueshëm dhe me tensioni nacionaliste.
Në anën tjetër sa i përket zhvillimeve në Maqedoni, Roberts e ka vlerësuar si shumë pozitive arritjen enjë marrëveshje me Greqinë për emrin, duke thënë se Ballkani ka nevojë për njerëz të guximshëm si puna e Zoran Zaevit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka folur edhe për problemet që po kalon Britania e Madhe me situatën e Brexit, duke thënë se çështja e Kosovës nuk është prioritet.
“Kosova nuk është në listën e prioriteteve. Njerëzit këtu janë të shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin Korean. Pas Brexit, ata besojnë se përfshirja e Britanisë së Madhe në çështjet ndërkombëtare do të demonstrojë ndikimin e saj global. Megjithatë unë besoj se si rezultat i Brexit, ata do të dobësojnë ndikimin ndërkombëtar, kështu që ideja për kthimin e ndikimit të tyre në Ballkan duket si një mision i pamundur”, ka thënë Roberts.
Ish-ambasadori Britanik ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, duke thënë se ata janë shumë të përkushtuar për rritjen e ndikimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe se shteti i Putinit është i zhgënjyer me Malin e Zi për hyrjen në NATO.
“Është plotësisht e natyrshme që Rusia të ketë interes në Ballkan. Rusia respekton vullnetin e popujve të Ballkanit, ata duhet të jenë të përcaktuar për orientimin e tyre, pro-perëndimor, pro-rus, apo me qëndrim të balancuar”.