
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka përgënjeshtuar detajet që ka dhënë Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për takimin që të dy diplomatët kanë pasur mes vete.
Berge, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka thënë se “mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova’, duke shkruar mbi cicërimën e Bislimit.
“Ky, mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm [të Kosovës] në KE [Komisionin Evropian]”, thuhet në një reagim të tijin në ‘Twitter’.

Në anën tjetër, numri dy i ekzekutivit të Qeverisë, ka thënë se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në KE.
“Kënaqësi që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin Evropian. Diskutimi ynë u përqendrua edhe në theksimin e progresit të Kosovës, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.