Diplomimi i kadetëve të FSK-së, Haradinaj thotë se ne i takojmë popujve dhe ushtrive që e duan paqen

12:41 | 27 June 2019

Është zhvilluar ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të vitit 2019.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili uroi kadetët për gradimin e tyre duke i porositur që t’i shërbejnë paqes, popullit të Kosovës dhe të jenë në rresht me ushtritë e paqes në mbarë botën.

Haradinaj tha gjithashtu se është nder që duke e forcu paqen në Kosovë, të arrijmë të forcojmë paqen në botë.

“Jeni vetë historia dhe shfrytëzoj rastin në emër të Qeverisë së Kosovës t’iu urojë për gradimin dhe t’iu falënderoj për shërbimin e deritanishëm dhe t’u them që të shërbeni me nder për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes, të cilave i takojmë dhe do t’i takojmë së shpejti edhe NATO-s. Kosova si vend vjen prej sfidave prej tragjedive dhe është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqen, por me të mirën dhe sigurisht i takojmë popujve të mirë, ushtrive të mira dhe ushtrive që e dojnë paqen.Është nderë që duke e forcu paqen në Kosovë të mundemi me forcu edhe paqen në botë”, tha Haradinaj.

Duke mos dashur të zgjasë fjalimin, ai shtoi se ka shumë për të folur për nderin e ushtarit të Kosovës, por që ajo e cila vlen më së shumti është të dimë se prej nga vijmë dhe ku po shkojmë.

Komento: