Diplomojnë 43 zyrtarë korrektues – Kurti: Kemi shtuar kapacitete për ngritjen e profesionalizmit në ShKK

10:21 | 24 Nëntor 2023
diplomojne-43-zyrtare-korrektues-–-kurti:-kemi-shtuar-kapacitete-per-ngritjen-e-profesionalizmit-ne-shkk

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), të premten ka shënuar 24-vjetorin e themelimit, me ç’rast u diplomua gjenerata e 43-të e zyrtareve korrektuese.

Nga kjo gjeneratë të diplomuarit ishin gra, për të cilët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, ShKK-ja po certifikon 45 zyrtare gra. Ai më tej ka shtuar se në qeverisjen e tij kanë shtuar kapacitete për ngritjen e profesionalizmit të këtij shërbimi.

Madje tha se me ndihmën e ambasadës amerikane janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme.

“Shënimi i përvjetorëve të institucione është i rëndësishme kur efikasiteti është i lartë dhe inkurajohemi për më shumë punë në të ardhmen. Të burgosurit nuk janë të lirë po që kanë të drejta dhe ne u shërbejmë për këtë qëllim. Në qeverisjen tonë kemi shtuar kapacitetet profesionale për ngritjen e profesionalizmit të këtij shërbimi”.

“Gjatë dy viteve të fundit me përkrahjen e ambasadës amerikane, janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, sot po certifikon 45 zyrtare gra në gjeneratën e 43-të”, u shpreh Kurti.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, tha se institucioni që ai e drejton ka shënuar një sukses në luftën kundër kontrabandës.

“Sot Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24 vjetorin e themelimit duke dhënë një shërbim profesional në fushën e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një sistem të sigurt dhe për të rritur besimin në sistemin e drejtësisë”.

“Përfundimi prej shtatë muajsh i trajnimeve, shënon një rrugë drejt profesionalizimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër kontrabandës”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm, edhe pse ka pasur shumë sfida, raporton EO.

“Ndonëse me shumë sfida, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm. Me qëllim të kompletimit të infrastrukturës dhe çështjet tjera, ne kemi iniciuar një varg ligjesh”.

Teuta Pllana, njëra prej kadeteve që diplomuan në këtë gjeneratë, tha se pas shtatë muajve, do të unojnë me profesionalizëm e nder.

“Kjo është një fitore e rrallë që e bën krenar jo vetëm ShKK-në, por gjithë unitetin tonë. Pas shtatë muajve trajnim, tani ka ardh koha që detyrat tona t’i kryejmë me profesionalizëm aty ku na takon. Ne mbesim falënderues ndaj gjithë mentorëve për të arritur deri këtu”./EO

Komento: