Në lidhje direkte nga Amerika, atje ku aktualisht po zhvillohet gara presidenciale mes dy kandidatëve, Bleron Baraliu në edicionin special të mediumit Kanal10, enkas për këto zgjedhje dha më shumë detaje.
“Të më kishe pyetur para një jave, do të kisha thënë që fitorja e Trumpit ishte më se e sigurt, mirëpo Trump e ka pas një fushatë të ngjashme me atë të LDK-së para zgjedhjeve. Rezultati është ngushtuar shumë, ajo çka është interesant për dallim nga zgjedhjet e kaluara, është që diferenca që ka ekzistuar në bazë të racave dhe moshave është shumëzuar dukshëm” tha ai.
Sipas tij, kandidatja Kamala Harris ishte në për tre përqind në epërsi ndaj Trump.
Ndërkaq, Baraliu tregoi se cili kandidat, sipas tij do ishte më mirë për shtetin e Kosovës.
“Problemet e Kosovës mund t’i zgjedhin qyetarët e Kosovës. Më së shumti,pjesa dërmuese e relacionit me SHBA-në varet prej ndryshimit tonë, mirëpo nëse shohim se çka ka ndodhur prej vitit 2008 e këndej gjatë Trumpit kemi pasur lëvizje pozitive, sikurse njohja nga Izraeli, …ardhja e Trumpit si president sjell edhe shansin për ndryshim”,shtoi ai.