Disa anëtarë të LDK-së akuzojnë Ismet Beqirin se s’po i lë të marrin pjesë në procesin zgjedhor

18:48 | 16 May 2019

Ismet Beqiri po tenton të tregojë forcë në degën e LDK-së në Prishtinë.

Disa prej anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega e parë në Prishtinë, saktësisht lagjja ‘Kodra e Trimave’, po ankohen për procesin zgjedhor të kësaj partie. Po thonë se kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri, po thërret mbledhje jashtë akteve normative.

Ata përmes kësaj komunikate pretendojnë se nuk janë ftuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Është mbajt mbledhje për zgjedhjen e strukturave të nëndegës 8 në kuadër të degës së I, e iniciuar jashtë akteve normative nga Kryetari i kësaj dege z. Ismet Beqiri me kandidatin për kryetar të nëndegës (8) z. Arsim Gollaku. Ata kanë ftuar familjarët e tyre në Kuvend të kësaj nëndege duke mos i ftuar dhe duke ju mohuar pjesëmarrjen aktivistëve të LDK’së të kësaj lagjje”, thuhet në komunikatën e dërguar nga këta anëtarë të LDK-së.

Komunikata tutje sqaron se aktivistët e LDK-së të paftuar për këtë Kuvend Zgjedhor janë mbledhur para vendit ku po mbahej ky Kuvend Zgjedhor, ku sipas kësaj komunikate, ka pasur edhe tensione.

“Normalisht, pas rrjedhjes së informacioneve kanë filluar tubimet e aktivistëve të LDK-së pranë lokacionit ku mbahej Kuvendi dhe normalisht tensionet filluan për arsye se kryetari aktual Arsim Gollaku me komisionin zgjedhor të degës së 1 të cilit ishin: Halim Halimi, Shefqet Osmani, dhe kryetarin e Degës Ismet Beqirin nuk i kanë njoftuar e as ftuar banorët/aktivistët e kësaj lagje dhe as kryesin e degës që do të mbahet kuvendi”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Sipas tyre, këto akte nuk janë në të mirë të LDK-së.

Kjo komunikatë dhe këto materiale me video dhe fotografi janë dërguar në formë anonime me emrin “Votuesi i LDK-së” .

Komento: