Disa fluturime anulohen në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

09:09 | 22 Dhjetor 2018

Për shkak të mjegullës së dendur, janë anuluar disa fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në këtë aeroport, Driton Hyseni.

“Janë 8 fluturime deri më tani të afektuara, pesë nga to anuluara e tre që ishin nisur dhe janë drejtuar aeroporteve alternative”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë përmes telefonit për klankosova.tv se mjegulla ka qenë e dendur çka ka rënë dukshmëria që ka ndikuar në mosrealizimin e fluturimeve.

“Prej orës 1900 ka rënë dukshmëria në masë të madhe”, ka shtuar ai.

Komento: