Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues mëngjesin e sotshëm.
Nxirren dy trupa të pajetë te vila Palma në Durrës. Shkon në 7 numri i viktimave.
Ndërkaq dyshohet se në këtë hotel kishte edhe pushues nga Kosova.
Mediat shqiptare raportojnë se nën rrënojat e këtij hoteli dyshohet se ka edhe persona nga Kosova të cilët kanë qenë në këtë hotel, pasi afër hotelit është një veturë me targa nga Kosova.
Një hotel 5-katësh është shembur në qytetin e Durrësit. Pronari i hotelit i cili ka shpëtuar, ka konfirmuar se ka persona nën rrënojat e hotelit që u rrëzua.
Nga tërmeti i parë deri tani, sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë, kanë humbur jetën katër persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë.
Po ashtu, raportohet për dëme të mëdha materiale.