Disa lagje të Fushë Kosovës mbesin pa ujë

10:37 | 23 Korrik 2021

Disa lagje të Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë. Kjo përshkak të dëmtimit të linjës DN 200mm AC në Fushë Kosovës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina njofton përmes komunikatës se uji është ndërprerë për lagjen Bresje, Uglar, rrugën “Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.

Furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit.

“Si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga ” Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.

Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit.

Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me çrast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet më tej në njoftimin e “KRU” Prishtina.

Komento: