
Disa lojtarë të Barcelonës shkojnë te Messi për darkën lamtumirëse.
Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Leo Messi do të largohet nga Barcelona dhe Franca pritet të jetë destinacioni i tij.
Ylli argjentinas do të mbajë nesër një konferencë për media nga ora 12:00 në “Camp Nou” duke sqaruar situatën.
Ndërsa sonte, mediat spanjolle raportojnë se disa futbollistë të Barcelonës janë mbledhur te shtëpia e Messit për darkën lamtumirëse.
Aguero, Ibai Llanos, Pique, Shakira, Busquets dhe Jordi Alba janë personat që e kanë vizituar Messin sonte në shtëpinë e tij.