Disa minatorë të Trepçës futen në grevë, shkak pagat

09:18 | 12 February 2021

Futen në grevë disa minatorë të Trepçës, shkak pagat.

Një grup minatorësh të Trepçës janë futur në grevë pasi që nuk iu janë dhënë pagat, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë që është vetëm një grup prej dhjetë punëtorësh nga horizonti i dhjetë që ka hyrë në grevë.

“Janë të ndërrimit të dytë, nja dhjetë e kanë bojkotu, s’kanë dshtë me punu”, ka thënë Osmani për klankosova.

Osmani ka deklaruar që kishte kërkuar nga ata që të presin deri të premtën për t’iu ekzekutuar pagat pasi të kenë shitur nga koncentrati i tyre, pasi që nuk janë duke pranuar më mjete nga qeveria.

“Na jemi taku, edhe Sindikata, edhe menaxheri, drejtori i Trepçësm edhe këta stafi i inxhinierëve komplet qaty ku janë kanë 20 punëtorë. Iu kemi tregu, iu kemi thanë që pagat duhet me i pritë deri të shitet koncentrati, domethënë mas largti deri të premten, 4-5 ditë, më së shumti deri t’premten, e nashta bahet edhe ma herët”.

“Na pare ma prej qeverisë nuk kemi, se qeveria na ka thënë na mjete për juve nuk kemi. Duhet me pritë deri t’premtën”.

“Që dy muj a tre, veç prej njersës tonë, veç prej koncentratit që jemi t’u e shitë jemi t’u i marrë paret”.

Osmani shtoi se kishte insistuar që ata ta vazhdojnë punën së paku deri të premten kur parashihej të dilnin pagat.

“Mirëpo na edhe iu tregum, në qoftë se është nevoja hyjmë në grevë edhe te tanë. Po ata nuk pranun një grup, jo na veç i dojmë rrogat”.

“Iu thamë: rrini, muni me nejt edhe një javë [në grevë] po na veç shkojmë në humbje se nuk mujmë me ba zgjidhje tjetër”.

Komento: