
Reperi Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina do bëhen prindër.
Lajmi u bë i ditur në dhjetor, gjatë dasmës së çiftit dhe më pas e konfirmuan edhe vetë Kresha me Erzinën.

Erzina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe për herë të parë ka treguar barkun e rrumbullakosur me një foto në Instagram.
Erzina shfaqet e veshur, dhe në dorë mban një kuti me akullore duke zbuluar edhe nepsin e shtatzënisë.

“Krijimi i familjes është një cikël që secili prej nesh e pret. Fatkeqsisht unë e kam shtyrë goxha, e mira është sa më herët, për të dhënë shembull”, është shprehur Mc Kresha më herët.
