Disa muaj pasi u shpall kampion bote në boks, Usyk i bashkohet luftës në Ukrainë

12:19 | 28 Shkurt 2022

Boksieri ukrainas me famë botërore, Olexandr Usyk, i cili në shtator të vitit të kaluar arriti ta mposht Anthony Joshuan, tashmë është vënë në dispozicion të ushtrisë ukrainase, e cila po mbrohet me luftë nga agresioni rus.

Kampioni i peshave të rënda sot është shfaqur me armë, bashkë me forcat e armatosura që po mbrojnë shtetin e tyre nga pushtimi i Rusisë, shkruan Gazeta Express.

Fotografia e tij me armë është publikuar nga mediumi “Nexta”, teksa mbi të është shkruar: “Boksieri Olexandr Usyk bashkohet me forcat e mbrojtjes territoriale”.

Usyk nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për t’i dalë në ndihmë vendit të tij, pasi pjesë e luftës janë edhe vëllezërit, Wladimir e Vitaly Klitschko, si dhe kampioni i trefishtë, Vasily Lomachenko.

Komento: