Premier League pritet të kthehet nga pezullimi gjatë qershorit.
Disa ndeshje të Premier Leagues mund të transmetohen në televizion pa pagesë, kur futbolli të rifillojë në elitën angleze pas pauzës së detyrueshme shkaku i koronavirusit, ka njoftuar ministri i Kulturës, Oliver Dowden i Britanisë së Madhe, Oliver Dowden.
Ai ka thënë se pronarët e të drejtave televizive duhet të respektohen, por ka fleksibilitet për shkak se rregullat e kufizimit të transmetimit të ndeshjeve për të shtunave pasdite nuk do të vlejë.
“Ideja ka qenë se njerëzit mund t’i shohin ndeshjet në stadium, kështu që nuk donin të garonin. Por, nuk do të jetë e mundur të shihen ndeshjet në stadium, pasi do të luhen pa shikues. Mendoj se kjo krijon një mundësi për ne që të jemi në gjendje të shohim sport, Premier League, në televizion pa pagesë”, ka thënë Dowden.
Sky, që është në pronë të Comcastit, dhe BT kanë në pronë pjesën më të madhe të drejtave televizive të Premier Leagues së Anglisë, ndërsa Amazon ka një pjesë të drejtave. Sky po ashtu ka të drejtat e ndeshjeve ndeshjeve të Ligës së Futbollit të Anglisë (EFL), ndërsa Premiershipi i Skocisë është vendosur të mos vazhdohet.
“Këto diskutime po vazhdojnë…me Premier Leaguen, EFL-në dhe Federatën e Futbollit të Anglisë. Shpresoj të zgjidhet”, ka thënë Dowden.
Dowden ka folur edhe për krijimin e një taskforce me synim për të parë se si sporti dhe artet mund të rifillojnë në mënyrë të sigurt. Javën e kaluar, Britania ka lëshuar udhëzues se si sportistët elitarë mund të kthehen sigurt në stërvitje. Dowden ka thënë se udhëzimet për rifillimin e stërvitjeve të plota do të bëhen këtë javë dhe ai shpreson se më pas do të pasojë me udhëzimet për rifillimin e ndeshjeve pa shikues.
“Nëse mund ta bëjmë sigurt, do të pëlqeja të rifillonim në mesin e qershorit”, ka thënë Dowden.