Një person nga Prizreni është ankuar, në polici se dikush ia ka vjedhur 6 gjedhe (viça).
Ngjarja në polici është lajmëruar të dielën nga i dëmtuari.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i janë vjedhur 6 gjedhe (viça).”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.
Për momentin rasti është ende nën hetime.